Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku i dëmtuari, Fabian Pitani, dyshohet se është goditur me mjet prerës. Ai është transportuar në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Në vijim të hetimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e Eduard Pelushit (Selmani), 53 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes.



