Pasditen e së martës ligjvënësit shqiptarë do të rikthehen në Kuvendin e Shqipërisë. Pas pushimeve të verës, deputetët mazhoritarë dhe opozitarë do t’ia nisin punimeve pasditen e 8 shtatorit në orën 17:00.
Në vazhdën e këtyre zhvillimeve dhe për të arritur sa më pranë qytetarit, qeveria njoftoi edhe platformën më të re “Pasqyrë Albania” e cila është ndarë në disa sesione, kjo me qëllim që vetë shqiptarët të kenë një vend ku dhe të depozitojnë në kohë reale të gjitha problemet dhe shqetësimet që ata kanë.
Madje vetë deputetët socialistë, ashtu sikurse Rama e njoftoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar se çdo të premte do të vijojnë takime me banorët në zonat e tyre elektorale, ata kanë vendosur në “vend” fjalën e kryeministrin dhe me blloqe e stilolapsa në duar po vazhdojnë të shënojnë hallet e atyre që i kanë votuar, por jo vetëm.
Spikat deputete Sara Mila që përmes një komunikimi publik ka njoftuar se ka takuar 40 veta vetëm në Papër.



