‘Luftë’ për parakalim në rrugën e Lushnjes, aksidentohen tre makina

spot_img
Advertisements


Një aksident i trefishtë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Lushnjes, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë karamboluar tre automjete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt stadiumit të qytetit, pikërisht pranë zonës së bizneseve që ndodhen mbi kanal. Sipas dëshmive të para nga vendngjarja, shkak për këtë përplasje ka qenë një tentativë parakalimi mes mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit, duke sjellë si pasojë përplasjen e fortë zinxhir të të tre mjeteve. Nga të dhënat e para, raportohet se dëmet materiale në të tre automjetet janë mjaft të shumta. Fatmirësisht, nga kjo përplasje e fortë nuk ka pasur persona të lënduar apo qytetarë të dëmtuar në rrugë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Efektivët kanë nisur punën për të kryer ekspertizën, për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit si dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, po punohet edhe për të zhbllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

spot_img

Latest articles

Related articles