Konflikti me armë i biznesmenëve, përmbyset makina e OTP Bank

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në zonën e Radhimës, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash zbarkuan në ambientet e “Regina Hotel” dhe pasi nuk arritën qëllimin e tyre hapën zjarr në drejtim të godinës.

Por duket se asgjë nuk shkoi sipas planit të autorëve, madje as tentativa për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit dhe përpjekjes për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, një prej automjeteve të përdorura nga grupi për të shkuar në hotel u aksidentua në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Range Rover”, me targa AM001AM, ku ndodheshin tre prej autorëve të dyshuar. Nga informacionet e deritanishme, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Bankës OTP Albania, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si mjeti ka përfunduar në përdorim të personave të përfshirë në ngjarje.

spot_img

Latest articles

Related articles