Biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar me armë zjarri mesditën e sotme rreth orës 12:30 në një nga hotelet e tij në zonën e Orikumit. Një grup mbi 10 personash të armatosur dyshohet se e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë lekë ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.
“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici.
Sipas informacioneve paraprake mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Biznesmeni i dyshuar i Gjobës është ish deputeti i PS, Luan Muça



