Afera AKSHI, nis prishja e kontratave me bizneset e Beqirit dhe të hetuarve nga SPAK! Emrat

spot_img
Advertisements

Heqja e certifikatës së sigurisë për disa subjekte tregtare dhe individë të vënë nën hetim nga SPAK, si pjesë e grupit kriminal të dyshuar në aferën e AKSHI-t, ka detyruar institucionet shtetërore të nisin procedurat për zgjidhjen e kontratave me këto kompani.

Gazetari i njohur i kronikës Arsen Rusta thotë për ueblajm se biznesmenit Ermal Beqiri, si dhe bizneseve të lidhura me të, në të cilat ai rezulton administrator apo aksioner, u janë hequr certifikatat e sigurisë.

Po ashtu, certifikata e sigurisë, e cila deri pak javë më parë u krijonte akses të pakufizuar dhe u hapte dyert drejt të dhënave sensitive, u është hequr edhe disa subjekteve të tjera pjesë e aferës AKSHI. SPAK ka në hetim, Ermal Beqirin, Ergys Agasin, Andis Papën, Gentian Likajn dhe Gëzim Hoxhën, të gjithë këta shtetas me biznes në fushën e IT dhe me kontrata ku kusht ka qenë çertifikata e sigurisë.

Kompanitë e këtyre prej kohësh kanë pasur akses në të dhëna sensitive dhe në sisteme të rëndësishme shtetërore, si TIMS, Tatimet, Bizneset, Doganat, Policia etj.

Me këtë vendim pritet që informacionet e klasifikuara të mos jenë më të aksesueshme, të paktën deri në këtë pikë, nga persona dhe subjekte të dyshuara nga drejtësia. Ligjërisht, askush prej tyre nuk është dënuar dhe të gjithë prezumohen të pafajshëm. Megjithatë, ndaj tyre janë në zhvillim hetime penale, janë ngritur akuza konkrete dhe janë vendosur masa sigurie, si ndaj individëve, ashtu edhe ndaj subjekteve tregtare.

spot_img

Latest articles

Related articles