10 hetues të BKH skedojnë të gjithë anëtarët e organizatave kriminale, pasuritë e lidhjet farefisnore

spot_img
Advertisements

Cilat janë grupet kriminale dhe cilët janë anëtarët e tyre? Kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave rreth pasurive të organizatave dhe aktivitetit të tyre, do t’i japë përgjigje Byroja Kombëtare e Hetimit, që bazuar në informacionet e kërkuara nga të gjitha agjencitë, përfshi edhe shërbimin sekret vendas, po bën hartën e krimit të organizuar në Shqipëri.

Zyrtarisht ju tha Top Channel se të dhënat që do të përfshihen në një databazë të posaçme dhe të pavarur nga çdo institucion tjetër, por mblidhen nga Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, i hapur së fundmi në BKH.

Në këtë strukturë të re janë angazhuar dhjetë hetues të FBI Shqipëtari që përpunojnë informacionin kriminal duke ndërvepruar jo vetëm me prokurorët e SPAK, por edhe me agjencitë e huaja. Kjo strukturë përpunon edhe të dhënat dhe analizon edhe të dhënat e enkriptuara nga aplikacionet si Enchro Chat dhe Sky ECC.

spot_img

Latest articles

Related articles