Oliger Torba është emëruar në detyrën e drejtuesit të Policisë së Tiranës.
Torba ka mbajtur më herët detyra të ndryshme në strukturat e Policisë së Shtetit.
Që prej muajit prill, ai mbante detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës, ndërsa më herët ka qenë drejtor i komanduar dhe zv drejtor i Policisë në Fier.
Emërimi i Torbës në krye të Policisë së kryeytetit vjen në vazhdën e ndryshimeve të fundit në mesin e uniformave blu.



