Makinat përplasen kokë më kokë, dyshohet për një viktimë

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Rinas–Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.

Përplasja ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

spot_img

Latest articles

Related articles