Qytetarët denoncuan ndryshimin e çmimeve të afishuara në raft edhe kasë, 4 supermarkete në Tiranë me shkelje

spot_img
Advertisements


Pas denoncimit të qytetarëve, të cilët janë ankuar në lidhje me abuzimet me çmimet e afishuara në supermarkete, Administrata Tatimore ka kryer kontrolle në terren, ku ka konstatuar një sërë shkeljesh.

Sipas qytetarëve, në 4 subjekte, çmimet e afishuara në rafte e produkteve dhe në kasë ishin të ndryshme, ndërsa pas kontrolleve të ushtruara nga Tatimet, rezultuan se pretendimet rezultuan të vërteta.

Po ashtu nga verifikimet e kryera në 4 subjektet, u konstatuan 11 shkelje të legjislacionit tatimor si: mallra pa faturë tatimore, moslëshim të faturës, shitje me çmim të ndryshëm nga ai i afishuar, etj.

Po ashtu Tatimet kanë marrë edhe domunetacionin kontabël të subjekteve, ku do të verifikohet nëse këto biznese kanë deklaruar fitimet e tyre sipas ligjit.

Ndërsa në fund, Administrata Tatimore thekson se denoncimet e qytetarëve do të merren me seriozitet të plotë, në mënyrë që të parandalohen shkeljet e mundshme

spot_img

Latest articles

Related articles