Një rrahje e rëndomtë! Avokati trondit gjykatën! E rrahën 4 persona

spot_img
Advertisements

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditor për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, pronar të hotel FLAR, të arrestuar pas dhunimit të kamarierit 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem.

Sipas akuzës, i riu u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i tyre, Altin Sinella, kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm.

“U la me afat 45-ditor për t’u analizuar ekspertiza mjeko-ligjore, që në fakt është farsë, është e stisur. Janë dëmtime të lehta sipërfaqësore, por për të motivuar arrestin u akuzuan për plagosje të rëndë. Është një rrahje e rëndomtë. Një sherr mes të rinjsh”, deklaroi avokati.

Në deklaratën e tij pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati Sinella edhe pse tha se 18-vjeçari I kishte provokuar dy të arrestuarit, pranoi se nuk ishte “shumë i qartë” për dinamikën e ngjarjes.

“Viktima i ka provokuar, këta i janë kthyer. Kanë pasur një debat verbal, i ka provokuar dhe këta i janë kthyer. Nuk jam shumë i qartë për ngjarjen. Viktima mban qëndrim të ndryshëm nga të arrestuarit. Njëri ka versionin e vet, tjetri të vetin. Se kush është më i besueshmi, do të dalë rrugës”, tha ai.

Gjithashtu, avokati pretendoi se nga konflikti janë dëmtuar fizikisht të dyja palët.

“Të bësh sherr askush nuk ka qejf. Janë të zhgënjyer për veprimet. Të dyja palët janë dëmtuar fizikisht, për njërin s’është marrë asnjë vendim, për tjetrin kanë shkuar në ekstrem”, deklaroi ai.

spot_img

Latest articles

Related articles