Ushtria amerikane goditi të dielën ishullin Larak të Iranit, ku forcat u vunë re duke u përgatitur për të hedhur mina në Ngushticën e Hormuzit, duke shënuar sulmet e para në luftë në më shumë se një muaj.
Sipas një zyrtari amerikan forcat amerikane goditën dy lançues iranianë në ishull.
Komanda Qendrore e SHBA-së përfundoi pastrimin e minave detare nga rrugët ndërkombëtare të transportit detar të kësaj rruge ujore javën e kaluar, tha zyrtari.
“Forcat amerikane po e monitorojnë nga afër zonën dhe mbeten të përgatitura për të mbrojtur rrjedhën e lirë të tregtisë përmes kësaj rruge ujore thelbësore”, tha ai.
Një zyrtar amerikan i tha Axios se sulmi nisi pasi “forcat Pasdaran u vunë re duke u përgatitur për të lëshuar raketa të ngarkuara me mina detare drejt Ngushticës së Hormuzit”.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmoi dy baza amerikane në Jordani gjatë natës. Në një deklaratë Garda Revolucionare tha se kishte kryer një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë kundër bazave Al Azraq dhe King Hussein, duke pretenduar se kishte shkaktuar “dëme serioze”.
Megjithatë lufta në Lindjen e Mesme po bën viktima xhepat e vendeve pa lidhje me luftën, veçanërisht shqiptarët të goditur edhe nga qeveria e tyre me raketën e korrupsionit.



