Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shkarkuar nga burgu Anuela Ristanin.
Anuela Ristani, e cila u komandua në detyrën e kryetares së Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Veliajt, nuk do të vijojë më në këtë pozicion, pasi drejtimi i bashkisë pritet t’i besohet një tjetër figure.
Ristani mori drejtimin e institucionit pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës në një periudhë të jashtëzakonshme politike dhe institucionale.



