Prapaskenat brenda gjyqit të biznesmenit Ergys Agasi

spot_img
Advertisements

Vijon me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta të sekretit hetimor seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit të përfshirë në aferën multimilionere të AKSHI-t, Ergys Agasi.

Gazetari Arsen Rusta, në një lidhje me studion e lajmeve MCN TV ka zbardhur prapaskenat e këtij procesi, duke nxjerrë në dritë një përplasje mes mbrojtjes dhe trupit gjykues sa i përket vënies në dispozicion të materialeve hetimore. Sipas Rustës, pretendimet e mbrojtjes se nuk janë njohur me vendimet e gjykatës janë rrëzuar plotësisht nga ana e kësaj të fundit.

Kjo është një seancë që vijon të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, ku gjykata i ka dhënë tashmë një përgjigje kërkesave të avokatit Haxhia, i cili ka deklaruar se nuk ka marrë asnjëherë vendimin dhe materialet; por, sipas gjykatës, ai i ka marrë ato materiale dhe vendimet i janë vënë në dispozicion e janë tërhequr prej kohësh, pra kjo është një e pavërtetë e thënë nga ana e avokatit të Agasit, Haxhiauj.

Më tej, Rusta sqaroi procedurën e veçantë që po ndiqet me fashikullin sekret, çka u bë edhe shkak për ndërprerjen e përkohshme të seancës me qëllim që palët të njiheshin me dosjen voluminoze brenda ambienteve të gjykatës.

Sa i përket fashikullit hetimor, avokati ka atë të drejtë, por nuk i është vënë asnjëherë në dispozicion jashtë sepse konsiderohet si sekret hetimor dhe mund të njihet me të vetëm në ambientet e gjykatës; për këtë arsye është shtyrë edhe seanca, e cila nisi fillimisht në orën 09:30 dhe më pas u ndërpre pak minuta më vonë për t’u rikthyer në orën 12:00, me qëllim për t’i dhënë mundësi avokatit Haxhiaj të njihet me të 10 fashikujt hetimorë të dosjes AKSHI, një hetim i cili ende vijon dhe ku ka prova materiale, deklarime, pamje filmike, përgjime telefonike dhe dëshmi të personave të hetuar e të dyshuar si të përfshirë në aferën AKSHI, një aferë multimilionere e cila në krye të saj ka një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Agasi dhe Beqiri.

Gazetari solli edhe detaje mbi atmosferën brenda sallës së gjyqit dhe kërkesat e pazakonta të të pandehurit kryesor, duke vënë në dukje se ai u paraqit i vetëm përpara gjyqtares Rudina Palloi.

Agasi, në kafazin e qelqtë përpara gjyqtares Rudina Palloi, nuk është paraqitur së bashku me Uljan Shpatarakun, por vetëm, pasi Shpataraku do të jetë në seancë vetëm ditën e nesërme. Kërkesa e parë e tij ka qenë që administrata e gjykatës t’i ndezë kondicionerin në kafazin e qelqtë, pasi temperaturat janë të larta, kërkesë kjo që u plotësua, ndërsa avokatët e tij kanë kërkuar që për shkak të procedurës, Agasit t’i jepet mundësia që të hetohet në masën ‘detyrim paraqitje’ ose me një masë garancie pasurore, me argumentet se ai nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore.”

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për zbutjen e masës së sigurisë, organi i akuzës ka qëndruar i palëkundur. Dy prokurorët e pranishëm në sallë, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, kanë kërkuar prerë që masa të mos ndryshojë, duke këmbëngulur në lënien në fuqi të masës ekstreme “arrest me burg” për të dyshuarit e kësaj afere të madhe korruptive.

spot_img

Latest articles

Related articles