Dritan Hila: Më hani munë, Ergys Agasi po akuzohet me llafe pazari

spot_img
Advertisements

nga Dritan Hila

2 vite me pare nje gazetar italian i quajtur Sigfrid Ranucci bente nje emision ku merrte per baze theniet e Arben Ahmetaj, Berishes dhe Syri. Aty citohej edhe Ergys Agasi. Dy vite me pare me bente pershtypje implikimi i Agasit. Nuk e di a ka pasur te drejte Ranucci. Sot Agasi eshte nen pranga. Te shohim si do ti veje halli pasi me llafe pazari ketu kane nga 2 vite ne paraburgim njerezit. Kurse Ranucci pas emisionit ne Report ne Rai3 beri edhe nje sajese per nje bombe qe ja paskeshin vene shqiptaret pas emisionit te tij. Sot Ranuci akuzohet per autolezionizem me ndihmen e mikut te tij Valter Lavitola (nje personazh i prapaskenave me miqesi edhe me Ilir Meten te cilin e ka takuar ne Rome) i cili i kishte vene nje bombe rudimentare per ta paraqitur si viktime te investigimeve te tij, investigime te cilat sot perfliten nga Rai si siperfaqesore dhe jo profesionale dhe Ranucci eshte drejt pushimit nga puna.
Sot turma e ka harruar kete dhe demek emisionin e tij ku me ngjarje te nxjerra nga konteksti akuzonte qeverine shqiptare dhe eksponente te saj.
Turma, perfshire edhe keta revolucionaret pas pilafit te protestes, nisur nga nje status imi i para dy viteve ku shprehja dyshimin per Agasin dhe profesionalizmin e Ranuccit, ka gjetur viktimen e rradhes dhe me paskan denuar! Pune fekalesh.
80 vite me pare turmat ulerinin neper sheshe: kriminelet ne litar pa pritur te fliste gjykatesi. Ne vitin 2026 turmat ulerijne njesoj por ne rrjetet sociale. Per fat kane vetem tastieren dhe llapen, se po te ishte per revolucion, do kishin dy muaj qe do ta kishin bere. Por jane nga ata tipa per te cilet ne Laberi thone: “Ta kesh mik te prish pune, ta kesh armik te ha munë”

spot_img

Latest articles

Related articles