Një 66-vjeçar, pronar i një hoteli në Vaqarr, është arrestuar nga Policia Kufitare e Tiranës, pasi dyshohet se kishte strehuar 7 emigrantë nga Sudani dhe u kishte siguruar transportin drejt Koplikut, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy armë gjahu, fishekë, 7 celularë dhe dy automjete taksi (Lux Taxi).
Pas njoftimit Shërbimet e Policisë Kufitare Tiranë u vunë në ndjekje të 2 taksive duke ndaluar emigrantët.



