Berisha udhëton për në SHBA, takime në Konventën Republikane

spot_img
Advertisements

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në qershor 2026 iu hoq sanksioni bllokues për të hyrë në SHBA. Berisha më pas disa herë e ka pohuar se së shpejti ai do të udhëtojë drejt SHBA.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nga burime diplomatike, ka siguruar këtë dokument nga “International Democracy Union”, i cili tregon të dhëna për një udhëtim të mundshëm të Berishës drejt SHBA në këtë fillim shtatori.

Dokumenti ka si titull “konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në delegacionin e IDU për Konventën Kombëtare Republikane”.

Më tej, në këtë letër konfirmimi që ka marrë Berisha mësohet se konventa do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 Shtator, nga ku jepen këto detaje.

“IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane do të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të tjera në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programit të eventit do t’ju komunikohen nga sekretariati i IDU”

spot_img

Latest articles

Related articles