Berisha: Hundën Ramës ja theu një burrë, ishin bashkë në një dhomë! krim pasioni

spot_img
Advertisements

Sali Berisha ka reaguar një ditë pas deklaratës së bërë pasditen e së hënës nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili u ktheu përgjigje të gjithë atyre që nëpër rrjet kanë ngritur një sërë teorish konspirative sa i përket deformimit të hundës së tij.

Berisha ka akuzuar Ramën se po përpiqet të krijojë një tjetër version të asaj ngjarje dhe po i paraqitet qytetarëve si “viktimë”. Sipas asaj që ish-kryeministri ka thënë, historia e incidentit të vitit 1997 është shumë më e ndërlikuar nga mënyra se si është paraqitur nga kryeministri dhe rrethanat e saj, sipas tij nuk mund të përdoren për të ndërtuar një narrativë politike dekada më vonë.

Berisha ka deklaruar se autori i agresionit ishte prangosur aso kohe dhe se ndaj tij ishte zhvilluar një proces gjyqësor. Ai ka pretenduar se vetë Rama, megjithëse kishte mundësinë të ndiqte çështjen, nuk kishte vijuar me ndjekjen e procesit dhe nuk kishte kërkuar që ajo të shkonte më tej.

“Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, me gjithë se kishte qeverinë e vet, nuk e ndoqi gjyqin dhe procesi gjyqësor u pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di. Së dyti, me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Se ky nuk të le pa ia nxjerrë të gjitha.

Dhe ai ka emër dhe mbiemër. Se pse ishin, këtë nuk e di, por e vërteta është me dëshmitarë se ai ishte në dhomë, nuk ishte vetëm. Jo, nuk ishte vetëm”, ka thënë Berisha, ndërkohë që më tej ka hedhur akuza të tjera sa i përket rrethanave të këtij sulmi, duke përmendur edhe pretendime që sipas tij kanë qarkulluar prej vitesh rreth kësaj ngjarje të 22 janarit të vitit 1997 ku kryeministri Rama, asokohe pedagog i arteve, u dhunua barbarisht në shtëpinë e tij.

Madje, Berisha ka shtuar se nëse do të jetë e nevojshme ai është i gatshëm të bëjë publike edhe të dhëna të tjera që lidhen me personin që ndodhej në banesë në atë kohë.

Kjo deklaratë e Sali Berishës ka ardhur disa orë pas reagimit të kryeministri Edi Rama i cili riktheu dhe njëherë në vëmendje një prej episodeve më të diskutuara të viteve të para të tranzicionti shqiptar.

Rama sqaroi se forma asimetrike në hundën e tij ishtë shkaktuar nga dhunimi barbar që operativët e SHIK i bënë në vitin 1997 dhe e lanë të dergjej në rrugë, pasi menduan se e kishin vrarë. Në atë kohë, Edi Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve, gazetar i “Koha Jonë” dhe një ndër njerëzit që shihej si sfidant i pushtetit të Sali Berishës. Ai përfundoi në spital i rrahur barbarisht dhe me hundë të thyer.

Pjesë nga deklarata e Sali Berishës sot:

Që kaloi nga ahengu qeveritar në aheng tjetër qeveritar dhe bëjnë sikur në Shqipëri nuk ndodh asgjë. Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik. Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë këmbanat më alarmuese, të cilat kërkojnë para së gjithash minimumin e vendosjes jetike dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë. Kërkojnë subvencionimin e qirave stratosferike në narkoeuro dhe narkodollarë. Kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i cili ka humbur çdo legjitimitet. Nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale, nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë. Nuk është legjitim për shkak të instalimit të narkoshtetit në Shqipëri. Nuk mund të ketë një fjalim të tij, nuk mund të ketë një fjali të tij në qoftë se nuk fillon me hale ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur. Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal.

Si mund ta shpjegoj ndryshe. Sulmon me fjalë të tilla protestën, zërin e fuqishëm qytetar që po e dëgjon e gjithë bota, por jo njeriu i paligjshëm. I zhytur në mjete luksoze, duke shmangur konferencën e shtypit se nuk ia mban të dalë para gazetarëve, nuk ia mban, filloi të viktimizohet, të viktimizojë veten. Për një incident për të cilin bëj këto sqarime. Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, me gjithë se kishte qeverinë e vet, nuk e ndoqi gjyqin dhe procesi gjyqësor u pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di. Së dyti, me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Se ky nuk të le pa ia nxjerrë të gjitha. Dhe ai ka emër dhe mbiemër. Se pse ishin, këtë nuk e di, por e vërteta është me dëshmitarë se ai ishte në dhomë, nuk ishte vetëm.

Jo, nuk ishte vetëm. Po të dojë, ia them dhe emrin se me kë ishte. Meqenëse përpiqet ta faturojë dhe politizojë. Ndaj dhe nuk qenë të pakta ata të cilët e quajtën krim pasioni këtë akt që unë e dënova me forcën më të madhe, e kam dënuar me forcën më të madhe. Është arrestuar autori, por se si, çfarë pazaresh bëri ai, apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë unë nuk e di dhe tani, pas 30 vitesh, mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua. Tregoje të vërtetën siç është. Unë do ta tregoj, megjithëse edhe e kam treguar pjesërisht, por këto që ju kam thënë janë 100% të vërteta, nuk them që ishte apo ishte krim pasioni, unë them çfarë thonë të tjerët. Por unë them që Rama refuzoi të ndiqte gjyqin. Kjo është historia e tij që përpiqet të mashtrojë e të bëjë viktimën, të nxisë, ngjallë dhembshuri, empati, për gjëra të cilat janë jashtëzakonisht të paqarta.

spot_img

Latest articles

Related articles