Elvis Kosova, i njohur edhe si ‘Visi i garave’ është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni nga FNSH dhe RENEA për armëmbajtje pa leje.
Kosova është vënë në pranga mesditën e kësaj të diele pasi u kap me një armë zjarri tip pistoletë.
Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira.
Verën e vitit të shkuar, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.
Në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.



