Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qynon dhe “u zhduk” pa gjurmë! Gjykata jep vendimin

spot_img
Advertisements

Goditja ndaj gazetarit të kronikës Elton Qyno, i ka kushtuar me ndalim të daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje gruas së Florenc Çapjas. Gjykata e Tiranës mësohet se ka caktuar 2 masa sigurimi personale ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, për të cilën po vijojnë aktualisht hetimet penale nga prokuroria e kryeqytetit, pasi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, sipas Syri.tv.

Po ashtu raportohet se masat e sigurisë të caktuara ndaj Rozalinda Nallbatit janë vendosur në mungesës të saj pasi kjo e fundit që prej datës 30 Korrik 2026, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, e deir më tani nuk është lokalizuar ende.

Megjithatë, vendimi i gjykatës së Tiranës mësohet se është nisur për ekzekutim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe një kopje i është përcjellë dhe zyrës së Interpolit, me qëllim vendosjen e shënimit të “Njoftimit të Kuq” Nallbatin.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Rosela Nallbati është bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja është dënuar gjithashtu nga Gjykata e Posaçme për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

Ndërkohë mësohet se kjo nuk është hera e parë që gazetari Elton Qyno përballet me kërcënime. Pretendohet se më herët ai është kërcënuar përmes aplikacioneve online nga Rosela Nallbati, e cila raportohet se qëndron si rezidente në Dubai.

spot_img

Latest articles

Related articles