Kryeministri Edi Rama ka gjasa që as të hënën, nga Pogradeci, të mos i shpallë ndryshimet në qeverinë e tij, për të cilat zërat thonë se do të përbëjnë një transformim tërësor të kabinetit.
I bllokuar në lëvizjen që kishte ruajtur për fundin e verës, Ramës po i bëhet gjithnjë e më e qartë se ajo mund të hapë rrugën për kundërlëvizjen që do ta zërë mat, ose portat e ferrit të rrethimit të tij përfundimtar.
Ndërkohë, në korridoret e mazhorancës po qarkullon lajmi për një sinjal që Rama ka marrë nga një kancelari shumë e rëndësishme europiane. Gjatë një takimi me një ish-diplomat të rëndësishëm, ky i fundit thuhet se e ka pyetur për mundësinë e ndryshimit dhe kalimit të postit te një figurë më e re. Kryeministri i është përgjigjur se në zgjedhje ka siguruar numrin më të madh të deputetëve.
Përgjigjja e diplomatit ka ardhur në formën e një pyetjeje: “Jeni i sigurt se keni shumicën e popullit dhe të deputetëve?”
Kjo pyetje, sipas zërave që qarkullojnë në mazhorancë, e ka shtangur Edi Ramën dhe e ka futur në ankth për situatën brenda grupit parlamentar



