Nafta 600 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut

spot_img
Advertisements

Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri po i shtyn gjithnjë e më shumë banorë të Dibrës të kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut për t’u furnizuar me naftë dhe për të blerë produkte të shportës.

Aktualisht, një litër naftë në tregun shqiptar tregtohet me rreth 219 lekë, ndërsa në zonën e Dibrës së Madhe çmimi raportohet rreth 160 lekë për litër. Diferenca prej afro 60 lekësh për litër ka bërë që shumë drejtues automjetesh të zgjedhin furnizimin në anën tjetër të kufirit.

Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë radhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës. Sipas të dhënave, drejtuesit e mjeteve janë përballur me pritje të zgjatura për të kaluar kufirin, për shkak të numrit të madh të automjeteve që po udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut

spot_img

Latest articles

Related articles