Sezoni i ri televiziv në Top Channel do të nisë me risi të shumta. Pas ndryshimeve në emisionin “Përputhen”, ndryshime të rëndësishme priten në sezonin e ri të spektaklit të humorit “Portokalli”.
Sipas burimeve pranë televizionit, aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj pritet të marrë drejtimin e programit, duke mbajtur njëkohësisht dy role, atë të moderatorit dhe të regjisorit të spektaklit.
Ky zhvillim vjen pas largimit të moderatorit Salsano Rrapi nga “Portokalli”, si edhe të regjisorit Ilir Muhametaj. Megjithatë, largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel.



