Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e mundshme mes 28 të miturve, e cila u parandalua në Tiranë. Ku të miturit, që u përkisnin moshave nga 13-17 vjeç, ishin ndarë mes tyre në grupe nga këto zona “Selita”, “21 dhjetori” “Yzberishti” dhe “Ish-parku”.
Sipas Top Channel, sherri ka nisur në rrjetin social Tik-Tok, ku adoleshentët janë përplasur me njëri-tjetrin. Ndërsa njeri prej tyre gjatë dëshmisë nën prezencën e prindërve dhe psikologes para uniformave blu është shprehur se i kanë ngacmuar të motrën në rrjetet sociale, pas kësaj ka mbledhur një grup për t’u konfliktuar.
Të miturit në fjalë janë grumbulluar, ata janë veshur me të zeza, dhe me armë të ftohta janë nisur për të rrahur të miturit e grupeve të tjera, për më tepër ata kanë filmuar edhe video të cilat i kanë publikuar në Tik Tok. Fatmirësisht agjentët e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi të mundshme. Më tej është bërë lajmërimi i familjarëvë dhe psikogëve, në prani të të cilëve kanë dëshmuar të miturit.
Kujtojmë se policia po procedon penalisht 28 të mitur,si edhe sekuestroi një sërë armësh të ftohta si thika, kaçavida apo biçakë.



