Gangsterët që maskohen nga kompanitë Security! Mbajnë armë me leje! Implikimi i policisë

spot_img
Advertisements

Pamje të shëmtuara, të neveritshme, rrëqethëse për dikë dhe “anormale” për një tjetër. Ky ishte komenti kryesor i 31 majit 2026, ditës kur, para syve të të gjithë shqiptarëve, u shfaq modeli i gangsterit modern.

Një djalë i ri, rreth të 30-ave, me trup të stërvitur, i veshur me çantë marsupi, brenda së cilës, sipas pamjeve dhe dëshmive të bëra publike, mbante një dorezë dhe një armë zjarri. Një person i trajnuar për të reaguar në një mënyrë: me dhunë, sa herë i kërkohet.

Në sytë e Policisë së Shtetit, një qytetar u mor zvarrë dhe iu hoq liria. Ndërkohë, frenat e reagimit që duhet t’i përkisnin shtetit, duket se kishin kaluar te shoqëria.

Ato pamje ishin fillesa e “Revolucionit Flamingo”.

Nëse ky revolucion ende nuk e ka arritur qëllimin final, anulimin e ndërtimit në Zvërnec, arriti së paku të shuajë kompaninë e sigurisë private Mayor Security, të bashkuar me Myrto.

Por kjo nuk ishte hera e parë.

Përpara tyre, ne gazetarët dhe, ndoshta, edhe ndjekësit e rregullt të lajmeve, kishim parë se çfarë kishte ndodhur në Rrjoll, ku kompania Gener 2 përdori “burrat e veshur me të zeza” të Breçani Security, për të mbrojtur pronën private.

Vetëm tre ditë më parë, kompania e sigurisë Elite, përgjegjëse për mbarëvajtjen e aktivitetit të Orange Club në Sarandë, arriti një tjetër rekord në kronikën e dhunës ndaj qytetarëve dhe turistëve.Tashmë, “burrat e veshur me të zeza” nuk mjaftohen më me përplasjet me qytetarët. Ata ia dalin të dhunojnë edhe vetë Policinë.

Të fortët e Elite Security, të punësuar edhe si policë, dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, pasi ky i fundit nuk i lejoi të dhunonin një turist të huaj/zeri

A mos ndoshta këta drejtues të tanishëm të policisë kanë firmosur për këtë kompani?

A kanë lejuar gangsterë të mbajnë armë me leje përmes kompanive të sigurisë ?

spot_img

Latest articles

Related articles