Gjatë 9 muajve ministër i Bujqësisë, Andis Salla, ka treguar se ka prioritet interesat e ngushta private sesa ato të fermerëve.
Posti i ministrit që ka Andis Salla ka krijuar hapësira dhe për biznesin e prindërve të tij, Gëzim e Merita Salla, në sektorin e bujqësisë, nëpërmjet firmës së tyre “Salla” sh.p.k., me qendër në fshatin Katund i Ri, Elbasan.
Aktiviteti i kësaj firme është me objekt import dhe tregti me shumicë e pakicë pesticide, farëra, fidanë, makineri e pajisje bujqësore dhe plehra kimike.
Por gjatë 30 viteve aktivitet, firma “Salla” sh.p.k., me pronar Gëzim Sallën dhe administratore Merita Sallën, nuk ka kryer aktivitet importi pesticidesh, plehrash kimike e fidanësh me shumicë, duke bërë tregti me pakicë në fshatin e tij, e furnizuar si “dorë e fundit” dhe me fitime 4-15 mijë lekë të reja në muaj gjatë 29 viteve.
Ndërsa për vitet 2023-2025, prindërit e ministrit Andis Salla kanë deklaruar biznese me humbje 3-4 milionë lekë të reja; bilance që i kanë hartuar pasi i biri filloi detyrën e ministrit të Bujqësisë.





