11 në pranga për ngjarjen e rëndë në Ksamil, me 1 viktimë! Të përfshirë polic, punonjës burgu e polic bashkiak

spot_img
Advertisements

Policia ka arrestuar 11 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote”.

Sipas Policisë, viktima, 20-vjeçari portugez L. V., dyshohet se u godit disa herë me thikë gjatë një konflikti mes disa personave. I dyshuari kryesor për vrasjen, 29-vjeçari Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, u kap në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që po udhëtonte drejt Tiranës.

Në automjet ndodheshin edhe dy shtetas turq, 31-vjeçarja Ezgi Perlak dhe 38-vjeçari Nuh Mahmutoglu, të cilët, sipas hetimeve, kishin njohje me të dyshuarin dhe e kishin fshehur në automjet për ta ndihmuar të largohej.

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka arrestuar gjithashtu disa persona të tjerë, mes tyre kamarierë dhe punonjës të sigurisë së lokalit. Sipas hetimeve, disa prej tyre dyshohet se janë përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen, ndërsa të tjerë akuzohen se nuk kanë njoftuar autoritetet pas ngjarjes.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona, David Heurtevent, 29 vjeç, dhe Bekim Bulica, 36 vjeç. Sipas hetimeve, David Heurtevent, dyshohet se ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit dhe akuzohet, së bashku me Sokrat Lipan, për “vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Në momentin e ngjarjes, në lokal ndodheshin edhe katër persona me detyra sigurie, për të cilët Policia thotë se nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit dhe më pas nuk kanë njoftuar autoritetet.

Të arrestuarit:

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata

Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke

Serxhi Selimi

Ervis Bunci

Ildi Cekani

Murat Zhabina

Miosid Matushaj

Luciano Seferi

Romeo Shehu

Kristi Koshi

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit David Heurtevent,

dhe Bekim Bulica

spot_img

Latest articles

Related articles