Jason Arday, ish-profesori i Universitetit Cambridge, i cili javët e fundit ishte në qendër të një polemike për plagjiaturë, është gjetur i vdekur në Londër.
Shërbimet e Emergjencës u njoftuan të premten pasdite për një person të gjetur “pa ndjenja” në një adresë në Battersea, në jug të Londrës.
Në një deklaratë, Policia bëri të ditur se vdekja e 41-vjeçarit po trajtohet si e papritur dhe paraprakisht nuk ka dyshime për pista të tjera.
Arday dha dorëheqjen nga si profesor i Cambridge javën e kaluar, pas akuzave për plagjiaturë dhe pikëpyetjeve mbi disa prej arritjeve të tij akademike.
Ai i kishte mohuar akuzat për plagjiaturë, megjithëse kishte pranuar se kishte pasur gabime në punën e tij.
Javën e kaluar, Arday deklaroi se polemikat e fundit rreth punës së tij kishin sjellë një “nivel të pandërprerë vëmendjeje publike dhe sulmesh personale”.
Zv.rektorja e Universitetit të Cambridge, profesoresha Deborah Prentice shprehu tronditjen për lajmin.
“U pikëlluam thellësisht kur dëgjuam këtë lajm tragjik”, deklaroi ajo, duke shtuar: “Ngushëllimet tona të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e Jason Arday-t në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë.”



