Njësia e fshehtë policore në Londër përgjonte aktivistët politikë

spot_img
Advertisements

Më 2 gusht, gazeta The Guardian raportoi se “një njësi policore e fshehtë, e cila përgjonte dhjetëra mijëra aktivistë politikë, u desh të mbyllej për shkak të kritikave të ashpra dhe akuzave të ndërsjella, siç u bë e ditur gjatë hetimit publik mbi këto operacione të fshehta policore. Jon Boutcher, një oficer i lartë policie që mori përsipër drejtimin e njësisë ‘Special Demonstration Squad’ (SDS), arriti në përfundimin brenda pak muajsh se ajo duhej shpërbërë, pasi kryente mbikëqyrje të pajustifikuar dhe menaxhohej keq. Ai deklaroi se shumica e grupeve politike ku ishin infiltruar agjentët ‘nuk përbënin asnjë kërcënim për rendin publik, e lëre më për demokracinë’.”

Mes tyre kishte mbështetës pro-palestinezë dhe grupe të së majtës. Në të kundërt, tha ai, shumë pak oficerë të fshehtë po dërgoheshin për t’u infiltruar në grupe terroriste. “Në atë kohë, shoqëria përballej me një kërcënim në rritje dhe të vazhdueshëm nga terrorizmi ndërkombëtar, që po u merrte jetën njerëzve, ndërkohë që nuk ekzistonte pothuajse asnjë kapacitet për operacione të fshehta me qëllim infiltrimin në ato grupe të rrezikshme terroriste.” Boutcher – i cili në atë kohë mbante gradën e krye-inspektorit detektiv në divizionin kundër terrorizmit të Scotland Yard-it dhe që tani është shefi i Policisë së Irlandës së Veriut – tha se njësia u desh të mbyllej “shumë shpejt”.

spot_img

Latest articles

Related articles