Uzuni shkëlqen në kampionatin amerikan, bën 3 gola

spot_img
Advertisements

Myrto Uzuni ka qenë protagonist absolut i fitores së Austin në Leagues Cup, turneun e përvitshëm që zhvillohet mes skuadrave më të mira të MLS dhe kampionatit meksikan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 3 golat e fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj Puebla.

Në turneun ku marrin pjesë 18 ekipet më të mira të secilit kampionat, dje luhej turi i dytë i ndeshjeve dhe Uzuni bëri protagonistin absolut të duelit që u zhvillua në stadiumin e skuadrës së tij.

Sulmuesi i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 4-t të takimit falë një goditje dënimi të cilën ai e ekzekutoi në mënyrë perfekte.

spot_img

Latest articles

Related articles