Hiqen nga puna 8 policë të burgut të Fierit: Nuk treguan për sherrin

spot_img
Advertisements

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hapur një hetim disiplinor për 8 punonjës të Burgut të Fierit, në vijim të një përleshjeje që ndodhi në paraburgim mes disa të burgosurve të lidhur me grupe kriminale.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm ka nënshkruar urdhrin e largimit për këta 8 punonjës: dy prej tyre akuzohen se nuk kanë dhënë informacion, ndërsa 6 të tjerët për shkelje të detyrave të tyre.

Ndërkaq, Prokuroria e Fierit po vazhdon hetimet për të kuptuar shkaqet e konfliktit, i cili ndodhi mes Aldo Gjinit, të lidhur me grupin e Rrajave, dhe Jurgen Zotos e Denis Bajrit, pjesë e grupit të Shkodrës.

spot_img

Latest articles

Related articles