Sherr i madh brenda burgut të Fierit, dy në spital! Emrat e njohur

spot_img
Advertisements

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier në dhomën e ajrimit.

Burime për TopNews nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.

Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit, Jurgen Zoto dhe Denis Bajroviç transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. I përfshirë në sherr edhe i burgosuri Aldo Gjini.

spot_img

Latest articles

Related articles