Një berber shqiptar qeth e rruan futbollistët Yamal e Diomande

spot_img
Advertisements


Cerkin Mehmeti është një nga berberët shqiptarë që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për punën e tij me emra të njohur të futbollit, muzikës dhe rrjeteve sociale.

I lindur në Prishtinë, Mehmeti u largua nga Kosova në moshën 5-vjeçare dhe u rrit në Gjermani. Që në moshë të re ai zbuloi pasionin për flokët, pasion që me kalimin e viteve e shndërroi në profesion.

Gjatë karrierës së tij, Cerkin Mehmeti ka pasur mundësinë të punojë me disa prej emrave të njohur të futbollit ndërkombëtar, mes tyre ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, mbrojtësi kroat Josko Gvardiol, si dhe së fundmi Yan Diomande.

Një nga momentet më të veçanta për berberin kosovar ishte takimi me Yan Diomande-n. Mehmeti kishte stiluar flokët e futbollistit vetëm dy ditë para transferimit të tij te Real Madrid-i. Fotot dhe videot nga ky moment më pas u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe morën vëmendje edhe jashtë Gjermanisë.

Përveç futbollistëve, Mehmeti ka punuar edhe me muzikantë dhe influencerë, duke ndërtuar ndër vite një klientelë me emra të njohur.

Megjithëse është rritur në Gjermani, lidhja e tij me Kosovën mbetet e fortë.

“Edhe pse jam rritur në Gjermani, Kosovën e kam gjithmonë në zemër dhe me shumë dëshirë e përkrah vendin tim të lindjes”, shprehet Mehmeti.

Historia e Cerkinit është një tjetër shembull i të rinjve nga Kosova që, përmes talentit dhe punës së tyre, po arrijnë të krijojnë emër edhe në arenën ndërkombëtare

spot_img

Latest articles

Related articles