Ashtu si një vit më parë, edhe në ditët e para të muajit gusht emri i Richard Grenell lidhet sërish me rivierën shqiptare. Një prej njerëzve më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump duket se e ka kthyer tashmë në traditë kalimin e pushimeve verore në brigjet mahnitëse të jugut të Shqipërisë.
I Dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-së për Misione Speciale ka zgjedhur edhe këtë verë bregdetin e Vlorës, duke konfirmuar se mbetet një “veteran” dhe simpatizant i rivierës shqiptare. Ujërat e kristalta, peizazhet e mrekullueshme dhe mikpritja shqiptare duket se i kanë vjedhur zemrën një prej figurave më të rëndësishme të administratës së Donald Trump.
Vetë Grenell ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet e tij në Vlorë, ku shfaqet nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve.



