Leku i falsifikuar në laboratorët italianë: një alarm për tregun shqiptar

spot_img
Advertisements

nga Alba Kepi

Operacioni italian “Small Tower” i bërë publik sot nga Karabinieria italuane, zbuloi një rrjet kriminal që prodhonte dhe shpërndante para false në disa vende të Evropës. Mes valutave të falsifikuara ishin edhe lekët shqiptarë. Në dy laboratorë të fshehtë në provincën e Chietit u gjetën pajisje profesionale, materiale stampimi dhe kartëmonedha false që synonin tregje të ndryshme.

Fakti që leku shqiptar ishte pjesë e këtij aktiviteti është një sinjal që Shqipëria duhet ta marrë seriozisht. Ky fakt tregon se ekziston një interes dhe një pritshmëri për t’i futur lekët e falsifikuar në qarkullim.

Paraja false nuk shfaqet rastësisht. Pas saj qëndron një biznes kriminal: ku mund të shitet, ku mund të përdoret dhe ku kontrollet mund të jenë më të dobëta.
Kjo e çon shqetësimin dhe tek ekonomia informale.

Sa më shumë para qarkullojnë jashtë sistemit bankar, sa më pak gjurmohen transaksionet dhe sa më shumë përdoren pagesat cash, aq më shumë hapësirë krijohet për mashtrime dhe aktivitete kriminale. Paraja false nuk dëmton vetëm një person që merr një kartëmonedhë false, por tregun dhe monedhën kombëtare.

Ky rast tregon se krimi financiar shqiptar është me interes kriminal ndërkombëtar.

Leku është simbol i ekonomisë shqiptare.
Çdo goditje ndaj tij është goditje ndaj qytetarëve e bizneseve të ndershme.

Prodhimi i lekëve të falsifikuar në laboratorë jashtë Shqipërisë nuk është thjesht një çështje teknike e falsifikimit të monedhës, por pjesë e një problemi më të gjerë: mënyrës se si ekonomitë informale krijojnë hapësira për pastrimin dhe qarkullimin e parave të paligjshme. Sa më pak transparente të jetë qarkullimi financiar, aq më e vështirë bëhet mbrojtja e tregut, biznesit të ligjshëm dhe besimit të qytetarëve te monedha kombëtare.

spot_img

Latest articles

Related articles