Babai i Suel Çelës padi ndaj Dumanit| Endri Meksi: Pas saj qëndron Ergys Agasi

spot_img
Advertisements


Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ndan bindjen se pas kallëzimit penal ndaj prokurorit Altin Dumani, nga Petrit Çela, babai i të shumëkërkuarit Suel Çela, qëndron Ergys Agasi.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se nga reagimi i SPAK kuptohet se qëllimi ka qenë gjetja e pretekstit ligjor për përjashtimin e prokurorit Dumani nga çështja.

SPAK ka bërë një deklaratë që ka dhënë disa korniza datash si rasti i zotit Ermal Beqiri. Vihen dyshime mbi drejtësinë në tërësi, pazaret e mundshme të drejtësisë me palët e akuzuara, qofshin këto që merren me korrupsion dhe aktivitete të tjera si pengmarrja etj.

Është e qartë nga reagimi i SPAK, që qëllimi ka qenë për të gjetur pretekstin ligjor, për përjashtimin e prokurorit nga çështja. E shoh si sofistikim të grupeve shqiptare, kanë shkuar në Itali për të vijuar atje betejën.

Po vazhdon “loja” mes së keqes dhe së mirës, ku palët e tjera sofistikohen dhe përmirësohen. Është më se e pritshme se pala e akuzuar vazhdon të jetë grupimi i zotit Agasi-Beqiri dhe gjithë derivatet e pisllëqeve që kanë bërë ndër vite në privat dhe shtet.

Koha do tregojë se nuk do jetë pa pasoja. Historia e tyre është kapje e administratës shtetërore dhe e bërjes pis të administratës shtetërore se me kapjen e TIMS, këta kanë ofruar shërbime dhe garanci dhe me botën e nëndheshme dhe kanë ngatërruar shumë interesa.

Pa mohuar asnjë të drejtë shoqërisë italiane të familjes Çela. Problemi nuk është që pse në drejtësinë italiane kërkojnë disa të drejta. Në këtë botë jetojmë ku çdo palë ka të drejtë mbrojtje. Problemi është kur vjen në Shqipëri dhe transformohen. Dhe janë interesat e zotit Agasi.

Zoti Dumani prej kohësh e ka nisur këtë proces dhe nuk mendoj se intimidohet se ai është i qartë më shumë se ne në këtë përplasje letrash dhe procedurash.

Ata kanë vizion shumë më të qartë se ne dhe nuk mendoj se prokurorët e SPAK intimidohen nga këto lajme. Padyshim do të donin mbështetjen e publikut në këtë luftë që kanë.

Bota e gjyqësorit është një përplasje shumë konstante më një botë shumë më të fortë dhe mbështetja e publikut është e domosdoshme. Nuk është ndryshe ky rasti i tanishëm si ai i Erion Veliaj kundër Ols Dados, është më se normale ta bëjë mbrojtja këtë pjesë.

Krijimi i pretekstit për ta përjashtuar zotin Dumani nuk besoj se do funksionojë. Lidhjet e interesave në Shqipëri janë të shumta.

Kriteri është se çfarë veprash penale kryejnë bashkë. Dyshimet janë se pengmarrjet e 12 gushtit të vitit të kaluar janë të kryera nga interesat e Ergys Agasit me grupet e Elbasanit dhe veçanti Suel Çelën.

Por i mbetet SPAK të provojë është akoma herët për të gjykuar nëse janë definitive. Në këtë moment Agasi luftën më të madhe e ka me SPAK.

spot_img

Latest articles

Related articles