Misteri i Jaht të biznesmenit të njohur, të shtënat dhe zhdukja e armës! Emrat

spot_img
Advertisements

Në jahtin misterioz nga i cili u raportuan të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Palasë, ndodheshin emra të njohur të botës së biznesit në vend.

Mjeti lundrues, sipas burimeve për ZËRI-n rezulton të jetë në pronësi të Geront Çelës, pronar i “Brunes Group”.

Në bord, në momentin e ndalimit nga policia, ndodheshin katër persona, të cilët u identifikuan dhe u shoqëruan për verifikim. Dy prej tyre rezultojnë emra të njohur në fushën e biznesit.

Një emër, mesa duket aspak suprizë, është ai i Bruno Çelës, ortak dhe aksioner kryesorë i shoqërive të lidhura me “Brunes Group”. Kjo e fundit, kompani me të cilën siç cituam edhe më lart, lidhet edhe pronësia e jahtit ku ndodheshin personat e shoqëruar nga policia. Çela është gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës si pjesë e listës së PSD-së së Tom Doshit (dhëndrri i tij), si edhe aksioner në disa biznese.

Personi tjetër është Pashk Gjini, i cili njihet me nofkën “El Chapo shqiptar”. Anton Gjinaj, i njohur edhe si Pashuk Gjini dhe Pashk Rrapi, është një biznesmen, emri i të cilit është përmendur ndër vite lidhur me hetime për trafik droge dhe çështje kriminale.

Çela dhe Gjini, ndodheshin në bordin e jahtit që u ndalua nga policia pas sinjalizimit për të shtëna me armë zjarri në det, përballë Palasës.

Sipas policisë, ata ndodheshin në bordin e jahtit së bashku edhe me dy persona të tjerë, V31-vjeçari Leonard Hasa dhe 49-vjeçari Afrim Kastrati.

Policia njoftoi në një reagimin zyrtar se nga kontrolli i kryer në jaht dhe ndaj personave nuk zbuloi sende apo mjete të kundërligjshme.

Policia u ka marrë shenjat e duarve për t’i analizuar në barut dhe i ka lënë të lirë pa asnjë akuzë, ndërsa vijon hetimet.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes policia ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë: Astrit Gjonpalaj, pronar i “Globus Travel”, dhe Astrit Meta, shtetas shqiptaro-amerikan. Megjithatë, mësohet se ata janë lënë të lirë, pasi nga verifikimet nuk ka rezultuar ndonjë lidhje e tyre me ngjarjen.

spot_img

Latest articles

Related articles