Gjykata jep 155 vite burg për 28 të pandehur për trafikim klandestinësh drejt SHBA

spot_img
Advertisements

GJKKO ka dënuar këtë të hënë me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur, të cilët u shpallën fajtorë për veprën penale të “ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal organizonte kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt disa vendeve të botës, kundrejt pagesave që arrinin në mijëra euro për person.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Atalanda Zeqiraj, ndërsa çështja u përfaqësua në gjykatë nga prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini.

Ky vendim vjen në kuadër të goditjes së grupeve kriminale të përfshira në organizimin e emigracionit të paligjshëm dhe pritet të ankimohet në shkallët më të larta të gjyqësorit.

Çështja lidhet me dosjen e dërguar për gjykim nga SPAK ndaj 32 personave, të akuzuar për trafik emigrantësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar përgjatë periudhës 2022-2024, duke organizuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, përmes rrugëve tokësore, ajrore dhe detare. Për realizimin e këtyre udhëtimeve, grupi dyshohet se përdorte dokumente të falsifikuara dhe përfitonte mijëra euro nga çdo emigrant.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Shpërdorim detyre”.

Nga 32 të pandehurit, GJKKO shpalli fajtorë 28 prej tyre, duke i dënuar në total me rreth 155 vite burg. Për katër të pandehurit e tjerë, gjykata dha vendime të veçanta, në përputhje me rolin e secilit dhe provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Konktretisht bëhet fjalë për shtetasit e dënuar: Njazi Ademaj, Ylli Riza Brahimaj, Rrezart Nasuf Domi, Osman Xhetan Luca, Artur Bajram Mici, Arsen Çlirim Caka, Jugert Fatmir Gashi, Emiljan Kin Marashi, Amarildo Xhetan Luca, Robert Lili Gjika, Roland Halil Islamaj, Xhelal Vehbi Krasniqi, Fitim Ramadan Rama, Gridi Arben Elezi, Maksim Nasuf Domi, Dritan Adem Cena, Redi Ferdinand Salaj, Behar Neshat Nuhiallari, Behar Nuredin Rexha, Deila Aljosha Qama, Arnold Xhevdet Shahu, Ylli Dule Caushaj, Ardit Bardhyl Shtylla, Murat Hysen Gjuniku, Bardhyl Halim Imeri, Bajram Myslim Xhaja, Besnik Nikoll Lumaj, Altin Hasan Neli, Fatmir Sulejman Stankova, Arben Sulo Rushiti, Leonardo Sabri Lama.

spot_img

Latest articles

Related articles