Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen 6 kandidaturat (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ata janë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.

Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, z. Olsian Çela.

Kreshnik Ajazi, Kryeprokurori i Elbasanit dorezoi dokumentet, por u tërhoq në momentin e fundit.

Afati për dorëzimin ishte data 1 gusht.

spot_img

Latest articles

Related articles