Rama: Po punoj që të mos çmendem! Flë 5 orë për ju shqiptarë

spot_img
Advertisements

Max Klymenko, një influencer me famë botërore me origjinë nga Ukraina ka ndarë një video ditën e sotme në rrjetet e tij sociale, gjatë së cilës ai ka intervistuar kryeministrin Edi Rama.

Video duket të jetë filmuar gjatë kohës që Rama ndodhej në Ankara të Turqisë, për samitin e NATO-s, pak kohë më parë. Në këtë intervistë të pazakontë influenceri Max ka marrë përgjigje prej Ramës për një sërë gjërash. Duke filluar nga pjesa më e vështirë dhe më e bukur e punës së tij si Kryeministër, e deri tek marrëdhëniet me liderët botërorë, apo punët që ai ka bërë më parë.

Në këtë intervistë, del në pah një tjetër anë e Ramës, e pëcjellë në një video 2 minutëshe të një influenceri e famë botërore.

Intervista:

Max: Përshëndetje, si je? Unë jam Max

Rrama: Përshëndetje, çfarë do prej meje?

Max: Dua të të bëj disa pyetje, nëse është në rregull

Rama: Patjetër

Max: Cila është pjesa më e vështirë e punës suaj?

Rama: Që të mos çmendem

Max: Po cila është pjesa e preferuar e punës suaj?

Rama: Të bëj gjëra të mira për njerëzit

Max: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën?

Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur

Max: Sipas mendimit tënd kush është kërcënimi më i madh për Shqipërinë?

Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sogurt edhe nga vetja jonë.

Max: Puna jote është puna e dytë në radhë që “të le pa gjumë” në botë, vetëm doktorët flenë më pak se politikanët. Sa gjumë fle zakonisht?

Rama: Zakoisht 5 orë, mund të jetë edhe më pak

Max: Më cilin nga liderët aktualë botërorë mendon se ke marrëdhënien më të mirë dhe me kë ke marrëdhënien me “sfiduese”?

Rama: Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh. Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump.

Max: Sa punë ke pasur në jetën tënde? Nëse mundesh të mi listosh?

Rama: Isha një artist me kohë të plotë, më pas u bëra.. a jam bërë politikan? Shpresoj që jo, por kam bërë shumë gjëra të tjera, kam luajtuar basketboll me skuadrën kombëtare, jo se isha shumë i mirë por sepse isha i gjatë.

Max: A je i lumtur për “Knicks”? (skuadër basketbolli)

Rama: Nuk ndjek më basketboll pas daljes nga fusha të “black Jesus” nuk është më loja e njëjtë

Max: Së fundi, dua të pyes për këshillën që do i jepje një personi të ri tani?

Rama: Dëgjo, kur unë isha fëmijë, kam qenë gjithmonë shumë i “tensionuar” kur më duhej të merrja këshilla, dhe kur u rrita u betova me veten time që kur të isha i rritur nuk do të jepja kurrë këshila të rinjve. Nuk është ide e mirë.

spot_img

Latest articles

Related articles