Për të paktën një sezon Mario Mitaj do të jetë pjesë e Genoas në Serie A të futbollit në Itali. 22-vjeçari i Kombëtares ka lënë Al Ittihad në Arabinë Saudite dhe është prezantuar në skuadrën që drejtohet nga Daniele De Rossi.
Kalimi i mbrojtësit të majtë në Serie A nuk ka qenë përfundimtar, pasi mediet në Itali bëjnë me dije se Genoa ka paguar si fillim 2 milionë euro për huazimin për një sezon, teksa më pas mund të aktivizojë klauzolën e blerjes përfundimtare për 4.5 milionë euro të tjera



