300 milionë dollarë bileta e avionit të Trump në Shqipëri!

spot_img
Advertisements

Marrëveshja e huasë për të blerë 300 milion $ armatim e municione nga SHBA është një përpjekje e minutës së fundit për të rritur kontributin e GDP në NATO deri në 5 %, me çka kemi gojë për të ftuar presidentin e SHBA në Tiranë për samit 2027.
Blerja e armatimeve nga SHBA nuk ka pse të jetë sekrete me Marrëveshje Borxhi sepse shqiptarët i duan armët e ndihmën amerikane.
Shitja si sekret e një marrëveshjeje dypalëshe është në dëm të reputacionit amerikan. Ata i kanë transparente kontratat me vendet e tjera. Ndërsa ne që kemi nxjerrë çdo sekret shtetëror në pazar me databaza tatimesh, e-albania, targave, pronave, pagave, etj., na duhet për tu shitur si seriozë. Konfidencialë.
Në fund të fundit taksapaguesit shqiptarë do paguajnë për armatimet e SHBA, jo Zegjineja e Roskovecit në kredi për shtëpi në mes të Tiranës.

spot_img

Latest articles

Related articles