SPAK sekuestron lejet e resorteve dhe kullave të çunave të trafikut!

spot_img
Advertisements


Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në kuadër të dosjes së njohur si “Aruba” vijojnë me veprime të reja hetimore, të përqendruara këtë herë te projektet e mëdha të ndërtimit dhe investimeve strategjike në vend janë pjesë e verifikimeve sipas burimeve për “FactCheck” në MCN TV.

Me autorizim të Gjykatës së Posaçme, hetuesit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ku janë sekuestruar dhjetëra praktika dhe dokumentacione që lidhen me kompani të përfshira në këtë procedim penal të cilat kanë aplikuar dhe fituar lejet e ndërtimit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dokumentet e sekuestruara përfshijnë dosje për leje ndërtimi të kullave, resorteve turistike dhe projekteve të shpallura si investime strategjike. Praktikat lidhen me ndërtime në disa nga zonat më të lakmuara të vendit, si Palasa, Gjiri i Lalzit, Vlora, si edhe në kryeqytet Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, aktualisht në fokus të hetimeve janë gjashtë kompani, të dyshuara për pastrim të produkteve të veprës penale, me dyshimin se kapitalet e investuara në sektorin e ndërtimit burojnë nga aktiviteti i narkotrafikut.

Dosja “Aruba” ka zbuluar më herët komunikime të përgjuara mes personave të dyshuar, ku flitet jo vetëm për lëvizjen e shumave të mëdha të parave, por edhe për mënyrën e realizimit të investimeve.

Në një prej bisedave të administruara nga hetuesit diskutohet edhe për detyrimin që, për të marrë miratimin e një projekti ndërtimi, duhej të paguhej shtesë për sipërfaqet e gjelbra apo të ashtuquajturën “zonë e gjelbër”, element që po verifikohet nga SPAK në funksion të dyshimeve për skema korruptive dhe favorizim në procedurat e miratimit të lejeve.

Pjesë nga Përgjimet e SkyECC

““Loku” pohon dhe i thotë se “duhet të paguaj ca lekë për ta hequr nga zona e gjelbër, dhe e vendos për të ndërtuar”. Hamzai i thotë se “lart (në tokë…) jemi të qetë, mund të ndërtojmë vila të mëdha”10

spot_img

Latest articles

Related articles