Polici i Rrugores goditet me sende të forta nga dy persona

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku një efektiv i Policisë Rrugore është sulmuar nga dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi Nikolin Përndoj, i cili ndodhej jashtë orarit të punës është goditur pas shpine me sende të forta gjatë një konflikti.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkaqet dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për më shumë detaje.

spot_img

Latest articles

Related articles