Trump i shet Arabisë Saudite 35 miliard $ teknologjinë atomike! Do pasurohet uranium

spot_img
Advertisements

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të shpallin një marrëveshje që do t’i lejojë mbretërisë së Gjirit të zhvillojë një program civil bërthamor, raportojnë mediat amerikane.

Sipas raportimeve, njoftimi pritet të bëhet të mërkurën nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja vlerësohet të ketë një vlerë prej miliarda dollarësh për ekonominë amerikane, pasi kompanitë e SHBA-së mund të përfshihen në ndërtimin e një impianti për pasurimin e uraniumit. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet bërthamore, por edhe për prodhimin e armëve bërthamore.

Ekspertë të çështjeve bërthamore dhe ish-zyrtarë izraelitë kanë shprehur shqetësimin se kjo marrëveshje mund t’i hapë rrugën Arabisë Saudite për të zhvilluar në të ardhmen një armë bërthamore.

Sipas mediave amerikane, marrëveshja parashikon që, pas një studimi të përbashkët me SHBA-në, Arabia Saudite mund të lejohet të pasurojë uranium në territorin e saj për të prodhuar karburant në një impiant të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara, në vend që ta importojë atë.

Ky mekanizëm e dallon marrëveshjen nga ajo që SHBA nënshkroi në vitin 2009 me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Abu Dhabi pranoi të mos prodhonte vetë karburant bërthamor dhe të respektonte kufizime të tjera.

spot_img

Latest articles

Related articles