Kush fshihet pas kompanive të veshjeve luksoze Zaboo Garden, Brandville, Daka & Privé

spot_img
Advertisements

Nën petkun e një biznesi estetik dhe të kuruar, me marka të njohura ndërkombëtare, ambiente luksoze dhe klientelë të përzgjedhur, Policia e Tiranës ka ndërhyrë për herë të parë në një segment tregu që deri më tani kishte mbetur pothuajse i paprekur: tregun e veshjeve dhe aksesorëve të luksit.

ZËRI ka mësuar se subjektet e proceduara në Prokurori nga Policia gjatë operacionit “Illegal Trade” që u zhvillua të shtunën, tashmë zyrtarisht nën hetim janë: Zaboo Garden, Brandville, Daka Brand, Prive, Monarch Luxury Boutique, Senso Unico, Beleri Shpk dhe Datja&Co.

Megjithatë 4 prej tyre, Zaboo Garden, Brandille, Prive dhe Monarch Luxury Boutique dyshohet se kanë një fluks jo normal tregtar dhe hetimi pritet të zbulojë nëse bëhet fjalë për aktivitet normal tregtar apo për një mekanizëm të përdorur për qarkullimin dhe legalizimin e të ardhurave me origjinë të dyshimtë.

Kush janë 8 administratorët e proceduar nga Policia?

Kamela Gjinollari – Daka

Julian Beleri – Beleri

Alfred Datja – Senso Unici Albania

Bledar Datja – Datja & Co

Gjergji Hysi – Prive 2019

Nerida Rama – Monarch Butik

A. L. – Zaboo

Sonja Sadiku, Eni Zizollari, Daniel Volaj – Brandville.

Nëse dyshimet e ngritura provohen, kjo dosje pritet të shndërrohet në një nga hetimet më domethënëse të viteve të fundit në tregun e mallrave të luksit në Shqipëri. Për herë të parë, nën lupën e organeve ligjzbatuese po kalon një sektor që prej vitesh ka operuar larg vëmendjes publike, pavarësisht qarkullimit të konsiderueshëm financiar që gjeneron.

spot_img

Latest articles

Related articles