Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem, ku 5 turistë turq janë dhunuar nga stafi i Diamma Resort.
Sipas burimeve, turistët kanë qenë duke konsumuar ushqim dhe pije në ambientet e lokalit, kur mes tyre dhe personelit ka nisur një debat, pasi punonjësit u kanë kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Sherri ka degarduar deri në dhunë fizike.
Në pranga menaxheri David Kondo dhe një punonjës i plazhit Eluert Qose. Dy punonjës të tjerë janë vënë në hetim



