‘Uliksi’ i regjizorit Nolan nuk e tejkalon figurën madhështore të Bekim Fehmiu

spot_img
Advertisements

Uliksi i C. Nolan ishte një film i mirë, i pranueshëm për amerikanët, jo i jashtëzakonshëm për europianët dhe i papranueshëm për ekspertët homerikë. Kamera imax është shumë cilësore për dinamikën e pamjeve.
Filmi ka pak peizazhe mesdhetare. Isopolifonia jonë dëgjohet 2-3 herë në 3 orë film. Regjisori Nolan ka bërë një rintepretim të tekstit dhe jo një ndjekje filogjike të rrëfimit. Secili e sheh me sytë e tij. Ka pjesë që nuk ekzistojnë fare në tekst ose ka gjëra që janë në tekst dhe nuk janë në film siç është biseda e Ciclopit me Uliksin, apo udhëtimi për në tokën e të vdekurve. Këto dy pjesë nuk janë në film, por janë shtuar pjesë imagjinare në takimin me Telemakun.
Dinakëria e dhurimit të Kalit është zëvendësuar me brejtje ndërgjegje të Uliksit për djegien e Trojës. Akili e heronj të tjerë mungojnë paarsye. Personazhet janë pak të kuruar në aktrim. Ka ekzagjerim për armaturën e Agamnenonit që dukej si Batman.
Ka një shpjegim interesant të C. Nolan për “popujt e detit” që thuhet se janë shkaktarët e rënies së popujve të Greqisë së lashtë por regjisori thotë se Ulksi e populli i tij janë “njerëzit e detit”. Një këndvështrim shumë interesant për rënien e perandorive nga brenda.
Mat Damon është shumë vite larg mjeshtërisë së Bekim Fehmiut sepse Bekimi kishte lindur për këtë rol. Dhe e thonë të gjithë.

spot_img

Latest articles

Related articles