Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një efektiv të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Në pranga ka përfunduar Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.
Sipas hetimeve paraprake të AMP-së, dyshohet se efektivi nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.



