Serbia Zyrtare është themeluar mbi filozofinë e “Kurorës së Maleve” të Njegoshit, vepër genocidale e cila në ndërgjegjjen e serbit mbjell të drejtën për të kryer genocid e spastrim. Vrasja e tjetrit legalizohet si legjitime dhe heorike. Kjo është kulturë zyrtare dhe e gjerë në shoqërinë serbe; një popull i tërë i rekrutuar në urrejtje dhe vrasjen si mjet normal.
Për mbi 100 vjet ne kemi përballuar në mënyrë kaotike e të improvizuar, mirëpo jemi dëmtuar shumë. Sot nevojitet të jemi të organizuar në institucione. Nuk mjaftojnë as deklaratat, as dalldia, as demonstrimi i patriotizmit si modë.
Nuk mund të jesh ndërkombëtar, pa qenë kombëtar.
Kështu që mbrojtja jonë nis me edukimin dhe arsimimin; me përfytyrimin e një breznie të re të shqiptarit. Ne përfytyrojmë një shqiptar i cili nuk e ka për turp e nuk i duket demode të jetë kombëtarist. Nuk e ka për turp por e ka për krenari përkatësinë ndaj vendit dhe tokës.
Shqiptari kombëtarist është shqiptari i cili e përçmon vjedhjen si mënyrë jetese. Shqiptari i cili e përçmon injorancën dhe nuk ndihet rehat me të. Shqiptari i cili e përçmon keqbërjen ndaj bashkëkombasit, bashkëqytetarit, bashkëfshatarit. Shqiptari i cili nuk pranon të sundohet prej kriminelit e sadistit por përkrah djem dhe vajza të cilët promovojnë punën dhe jetesën me punë e me hak.
Ky përfytyrim është arma jonë më e fortë. Ky lloj shqiptari është mbrojtja jonë më e mirë. Rritja e shpenzimeve ushtarake dhe armatosja nuk kanë asnjë vlerë nëse armët nuk mbahen nga duart e këtij shqiptari kombëtarist. E kemi provuar çfarë ndodh kur armët mbahen nga duar të gabuara.
Pa i nxjerrë njerëzit prej varfërisë dhe prej injorancës nuk ka zgjidhje. Pa krijuar një unitet mbi disa kritere themelore të cilat na bashkojnë, nuk ka mbrojtje. Fjalavjen ne duhet të pajtohemi për drejtësinë e për të mos i imponuar njëri-tjetrit të padrejtën. Duhet të ketë konsensus kombëtar mbi ketë çështje. Nëse ky konsensus nuk krijohet, çdo pretendim tjetër mbetet qesharak dhe i kotë.



